Ronaldo, impakti i jashtëzakonshëm i një kampioni jashtë fushës për vetëm 15 minuta!

Bota e Yjeve

Ronaldo, impakti i jashtëzakonshëm i një kampioni jashtë fushës për vetëm 15 minuta!

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:54
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo, nuk është vetëm një kampion i madh në fushë.

Asi portugez i Juventus, është edhe një imazh në mbarë botën.

Ai sapo postoi një foto krahas partneres së tij të re, Georgina Rodriguez, dhe për 15 minuta mori 65 mijë pëlqime, 3.5 mijë komente dhe mbi 500 shpërndarje në rrjetet sociale. Ky është impakti i një kampioni, të cilit ia ka zili edhe njeriu më i pasur apo politikani më i fuqishëm në botë.

Image

"E nuhas mirë aromën time të re dhe duket shkëlqyeshëm në krahun tim, Georgina", ka qenë mesazhi i Cristiano Ronaldos, krahas partneres së tij.

Sigurisht fansat e tij të shumtë e kanë pëlqyer imazhin dhe mesazhin e Ronaldos. Por ka pasur nga ata që e kanë pyetur për ish-partneren, Irina Shayk. "Po ajo ku është?", e ka ngacmuar njëri prej tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat