Aktorja e njohur dhe burri i saj bëjnë shëtitjen e parë me beben e porsalindur

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur dhe burri i saj bëjnë shëtitjen e parë me beben e porsalindur

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:53
Keira Knightley dhe James Righton

Keira Knightley dhe burri i saj James Righton kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë pak kohë më parë.

Ndërsa të premten, prindërit janë fotografuar teksa kanë nxjerrë shëtitje beben e tyre për herë të parë. Aktorja 34 vjeçe dhe ish-muzikanti i Klaxons, 35 vjeç, dukeshin me mjaft stil teksa kishin zgjedhur të zezën si ngjyrë për t’u kombinuar.

Në maj, Keira konfirmoi shtatzëninë e saj të dytë në festën e Chanel J12 në Paris, kur zbuloi barkun për herë të parë. Ajo u pa për herë të fundit në Londër muajin e kaluar, me barkun e rrumbullakosur. Çifti u martua në Francë në maj 2013 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Edie, në vitin 2015.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat