Mira Janji: E gatshme për karrierë ndërkombëtare, për familje ende nuk ka ardhur momenti

Bota e Yjeve

Mira Janji: E gatshme për karrierë ndërkombëtare, për familje ende nuk ka ardhur momenti

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:44
Mira Janji

Mira tashmë po bën vite në skenën shqiptare si një profesioniste e vërtetë. Ajo po bën gati dhe albumin e radhës me këngë të bukura shqipe, ndërkohë që zbulon se është në përfundim të një kënge në gjuhën angleze, e cila do jetë për tregun ndërkombëtar.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Muzika për mua ka një vend shumë të rëndësishëm sepse e kam profesion, pasi jam e diplomuar, por dhe pasion.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Kënga është në çdo kohë në mendjen time, kohëve të fundit dëgjoj hitet e J.Lo.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Do t’i lë surprizë për publikun, së shpejti kam xhirimet e këngës sime më të re në gjuhën angleze.

Je në fillime në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?

Fillimi im ka qenë i përkryer, si nxënësja më e dalluar e shkollës dhe konkurset që mora pjesë i kisha me fitore.

Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikon te publiku?

Jam e lumtur që publiku më do dhe më adhuron gjithmonë në të gjitha rrymat e mia të ndryshme muzikore, sepse unë quhem këngëtare universale, kam dëshirë të jem gjithmonë me energji pozitive dhe ta transmetoj te të tjerët.

Mendon se ua “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?

Sigurisht që me muzikë, por edhe fotografinë nuk e lë anash, sepse është pjesë e muzikës për reklamat e koncerteve, albumeve, tani pres të nxjerr albumin tim të 5-të.

Në kohën e lirë me çfarë merresh?

Me njerëzit e familjes shpenzoj atë pak kohë që më mbetet nga angazhimet e mia profesionale.

Pasi i vendos kyçin derës, lë jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë, apo i merr me vete?

Zakonisht, problematikat e profesionit i zgjidh atje në vendin ku duhen zgjidhur, që mos t’i marr me vete.

Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?

Po, është e vërtetë që e njoh artin e gatimit dhe të shijoj, por nuk më ngelet kohë për gatim sepse muzika është profesion që kërkon shumë punë.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Për mua vendi më i bukur në botë është Shqipëria, që gjithmonë e shoh mirë e më mirë për njerëzit që punojnë dhe kontribuojnë për një gjë të tillë.

Hera e fundit kur ke qenë me pushime?

Momentalisht këtu, kur gjej kohë, sepse kam qenë shumë e angazhuar me koncerte të ndryshme, si në vend ashtu dhe jashtë. Isha dhe në Miami Beach kur këndova në SHBA, gjeta disa ditë kohë për pushim.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Të këndoj në skena gjithmonë e më të mëdha, si brenda dhe jashtë vendit.

I keni qejf fëmijët?

Po, më pëlqejnë sigurisht, por akoma mbase nuk ka ardhur momenti i duhur për të pasur.

Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?

Të jem pozitive si person dhe shumë këshilla të tjera prindërore.

Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?

Të dielave, në qoftë se e kam të lirë, dal me shoqërinë time.

Libri i fundit që ke lexuar?

Danielle Stell, ‘Dekorata’.

Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?

Me disa miket e mia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat