Shkëlqen në setin e ri fotografik, Oriola: E dua punën time, e bëj me pasion

Bota e Yjeve

Shkëlqen në setin e ri fotografik, Oriola: E dua punën time, e bëj me pasion

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:14
Oriola Marashi

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me fotot artistike që poston shpesh, ku bie në sy jo vetëm për bukurinë, por edhe për hiret e saj trupore.

Për një kohë të shkurtër, 23-vjeçarja ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të ndryshme të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre.

Kështu, bukuroshja shqiptare së fundmi ka prezantuar kreacionet e reja të stilistes nga Prizreni, Lena Berisha.

“Kjo fotografi ka thyer internetin. Fotografitë nga Juxhin Kurti, kreacionet e Lena Berishës dhe unë janë kombinimi më i mirë, e dua punën time, çdo fustan që vesh.. e bëj me pasion”, ka shkruar krahas imazheve të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

Oriola shfaqet e mahnitshme në fustanin shkëlqyes ngjyrë hiri, teksa grimi i lehtë e bën të duket edhe më e veçantë.

Kujtojmë që muaj më parë modelja shqiptare dhe një nga femrat më të kërkuara në fushën e modelingut, u bë pjesë e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare, “Guess”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I was one thing, now I'm being another

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat