Si një çift i zakonshëm, Meghan, Harry dhe Archie fotografohen në një bar

Bota e Yjeve

Si një çift i zakonshëm, Meghan, Harry dhe Archie fotografohen në një bar

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:22
Meghan, Harry dhe Archie

Princi Harry dhe Meghan Markle po mundohen që djali i tyre, Archie, të bëjë një jetë të zakonshme larg "mureve" të kështjellës mbretërore. Kjo ishte e qartë në momentin që ata nuk kërkuan që i biri të merrte një titull, ashtu si kushërinjtë e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Së fundmi, familja është fotografuar në një bar-restorant, ku të veshur si njerëz të zakonshëm (pa formalitetet mbretërore), ata kaluan një pasdite të këndshme të rrethuar nga njerëz të tjerë.

TMZ ka siguruar disa foto të familjes së re mbretërore, ku Harry shfaqet duke mbajtur ndenjësen e Archie-t, ndërsa Meghan çantën e të voglit. Sipas TMZ, vogëlushi nuk është ndjerë aspak të qajë gjatë 2 orëve që çifti darkoi atje. Burime për median kanë treguar se ata u trajtuan si të gjithë njerëzit e tjerë, madje shumë prej atyre që ndodheshin atje as nuk e vunë re fare që ata ishin çifti i famshëm mbretëror. Harry dhe Meghan ia kanë dalë të “maskohen” duke u veshur sportivë, ndryshe nga si jemi mësuar t’i shohim. Dukesha kishte veshur një këmishë ngjyrë ulliri dhe një palë pantallona të shkurtra, ndërsa Harry një bluzë polo dhe një kapele me strehë.

Vendi ku ata darkuan ndodhej shumë pranë Frogmore Cottage, ku ata jetojnë, megjithatë familja u shoqërua nga dy roje sigurie, sepse sado të mundohen të bëjnë jetë normale dhe të përzihen me njerëzit e tjerë, në fund ata mbeten mbretërorë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat