Modeja seksi shqiptare bëhet pjesë e klipit të reperit gjerman

Bota e Yjeve

Modeja seksi shqiptare bëhet pjesë e klipit të reperit gjerman

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 19:06
Alba Vejseli

Alba Vejseli është modelja shqiptare, e cila pak muaj më parë mahniti italianët kur mori pjesë në emisionin, “Ciao Darwin”. Në këtë spektakël, ajo u shpall “Nëna natyrë” dhe duket se më pas dyert e suksesit për të janë hapur.

Madje së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është bërë pjesë e klipit të reperit të njohur gjerman, Raf Camora.

Videoklipi i këngës është publikuar një ditë më parë dhe duket se po korr sukses. Deri tani, kënga numëron më shumë se 2 milionë klikime në kanalin e “Youtube”. Në klip vëmendjen kryesore e ka marrë modelja shqiptare, e cila shfaqet mjaft tërheqëse.

Nga ana tjetër kujtojmë se Raf Camora është reperi, icili në vitin 2018 bashkëpunoi me Noizy-n në këngën “Toto”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat