Nuk e kishim vënë re; Orinda Huta qenka e fiksuar pas këtij aksesori

Bota e Yjeve

Nuk e kishim vënë re; Orinda Huta qenka e fiksuar pas këtij aksesori

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:54
Orinda Huta

Çdo të shtunë në ekranin  e Tv Klan, Orinda Huta na shoqëron për rreth 60 minuta me programin e saj të përjavshëm “Jo vetëm modë”. Si një ndër moderatoret që ka krijuar prej kohësh identitetin e saj, sykaltra e ekranit nuk mund të mos i kushtojë një rëndësi të veçantë dukjes së saj.

Herë duke bashkëpunuar me stilistë të njohur, e herë duke ja besuar daljet në ekran shijeve personale Orinda ja arrin të krijojë pothuajse përherë efektin ‘WOW’.

Teksa po i hidhnim një vështrim tangent llogarisë së Hutës në instagram, nuk e dimë pse na kishte  ‘shpëtuar’  një fiksim i moderatores për aksesorët e kokës.

Herë një rreth i trashë e i thjeshtë, e herë një elegant me punime gurësh a perlash Orinda duket se pëlqen që shumë shpesh ta bëjë pjesë së paraqitjes së saj, aksesorin e kokës që për hir të së vërtetës duket se ja thekson edhe më portretin ëngjëllor, të lëkurës së bardhe dhe syve të kaltër të moderatores së “Jo vetëm modë”.

As në ditën e saj të madhe nuk mund të mungonte aksesori i saj i preferuar, e madje edhe në ato raste kur Orinda nuk ka një rreth në kokë, ajo e krijon një të tille me anë të një gërsheti në formë rrethi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat