Njihuni me mbesën e Victoria Beckham-it që është një kopje e saj

Bota e Yjeve

Njihuni me mbesën e Victoria Beckham-it që është një kopje e saj

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 06:36
Victoria Beckham

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Libby Adams është mbesa e të famshmes Victoria Beckham. Ajo është një modele e re që bën jetë luksi, që udhëton vazhdimisht dhe që pa dyshim ka shumë stil. Libby është vajza e motrës së vogël të Victoria-s, Louise dhe është një kopje e nënës dhe tezes së saj. Kjo foto është prova më e mirë që e vërteton këtë gjë.

Libby dhe nëna e saj Louise

Ashtu si djali i Victoria-s, Brooklyn, edhe Libby i është përkushtuar fotografisë. Jo vetëm që i pëlqen të fotografojë, por ajo adhuron edhe të fotografohet dhe shumë shpesh “i vjedh” disa nga pozat më pikante tezes së saj.

Një nga pozat e Victoria-s që Libby ka rikrijuar është kjo me këmbën lart...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat