Meghan Markle i tregoi të gjitha femrave si ta presin vjeshtën me hijeshi me një fustan të gjelbër! - Bota Sot
Meghan Markle i tregoi të gjitha femrave si ta presin vjeshtën me hijeshi me një fustan të gjelbër!

Bota e Yjeve

Meghan Markle i tregoi të gjitha femrave si ta presin vjeshtën me hijeshi me një fustan të gjelbër!

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:09
Meghan Markle

Ditën e saj të madhe të eventeve “solo“ në Johannesburg, Meghan Markle e ktheu në një show personal, sepse të gjithë u fokusuan tek fustani I thjeshtë, por mjaft I këndshëm në një ngjyrë të gjelbërt të qetë që kishte veshur Dukesha e Sussex-it.

Fustani deri tek gjuri, me kopsa përpara, i mbledhur pas trupit e me rrip në mes, ishte një zgjedhje perfekte për një ditë angazhimesh serioze. Meghani e kishte kombinuar me një palë këpucë të zeza me takë të hollë, që shkonin me flokët e errët të saj. look-un, ajo e kishte kompletuar me një palë vëthë të gjatë.

Ndërkohë në mëngjes, kishte veshur përpara tij po një fustan me kopsa përpara, vetëm se më të mëdha; ai ishte në ngjyrë bezhë, I kombinuar me këpucë “nude“, ndërsa vihej re se dukesha në këtë rast, nuk kishte preferuar të mbante asnjë aksesor.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...