Pak para emisionit, Luana Vjollca zbulon look-un e mbrëmjes së sotme

Bota e Yjeve

Pak para emisionit, Luana Vjollca zbulon look-un e mbrëmjes së sotme

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:41
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka startuar tanimë sezonin e ri të ‘Shiko kush luan’, në ekranin e Top Channel. Sigurisht që shumë të reja dhe shumë qejf na shoqëruan në ekran, nën moderimin e bukuroshes shqiptare.

Ajo di si të tërheqë vëmendje me look-un e saj gjithmonë. Pritet me kuriozitet çdo dalje e saj në publik, pasi Luana ka fansa të shumtë dhe njerëz që i frymëzon.

E ditën e sotme vetëm pak orë para fillimit të emisionit, Luana na zbuloi se si do duket. Përmes disa postimeve në instagram, moderatorja e njohur na tregoi se ndodhej në studion e grimit, ku po bënte make up-in e emisionit argëtues.

Image

Me flokët kaçurrela dhe një palë vëth të mëdhenj, artistja na mahniti me bukurinë e saj. Ndërkohë të ftuarit e sotëm janë Aleksander Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, Dritan Shakohoxha Mc Kresha, Lyrical Son, Flaka Krelani, Qeqa Krelani dhe Neraida Bega.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat