Luana Vjollca po bën ‘namin’ nëpër botë

Bota e Yjeve

Luana Vjollca po bën ‘namin’ nëpër botë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:39
Luana Vjollca

Ajo është ndër femrat më tërheqëse të shoëbizit shqiptar. Jo vetëm në moderim, por edhe në kërcim dhe këngë, Luana Vjollca ka eksperimentuar dhe mesa duket me sukses. Por le të qëndrojmë pak tek moderimi.

Ajo moderon spektaklin e saj çdo të shtunë, ‘Shiko kush luan’ dhe këtë herë ka patur një ‘boom’ shikueshmërie dhe jo vetëm në Shqipëri.

Në “Instastory”, Luana ka shpërndarë disa foto ku tregohet se nata e dytë e spektaklit ishte më e ndjekura në ‘Youtube’ në Maqedoni, Turqi, Gjermani e madje dhe në Arabi.

Kjo e ka bërë shumë të lumtur dhe krenare Luanën sepse emisioni të cilin ajo moderon ka kapërcyer kufijtë.

Ajo ka falenderuar të gjithë fansat e ndjekësit e saj, pa të cilët siç thotë ajo, nuk do të ishte aty ku është sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat