Ish-gruaja e Liam Payne i dërgoi mesazh privat Rita Orës, pasi u tërbua kur pa performancën e tyre ‘të nxehtë’ - Bota Sot
Ish-gruaja e Liam Payne i dërgoi mesazh privat Rita Orës, pasi u tërbua kur pa performancën e tyre ‘të nxehtë’

Bota e Yjeve

Ish-gruaja e Liam Payne i dërgoi mesazh privat Rita Orës, pasi u tërbua kur pa performancën e tyre ‘të nxehtë’

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 07:39
Liam Payne dhe Rita Ora

Këngëtarja Cheryl raportohet se pati një përplasje me Rita Orën dhe e markoi ‘mosrespektimin’ e saj në një mesazh të tërbuar, pasi pa se si ajo u puth me bashkëshortin e saj në atë kohë, gjatë kohës sa po performonin në skenë

36-vjeçarja, me sa duket mbeti e shtangur kur pa të dashurin e saj të atëhershëm, Liam Payne në një performancë intime me yllin e pop-it, Rita Orën, gjatë një shfaqje në emisionin w Jimmy Fallon, raporton The Sun.

Cheryl raportohej se po shikonte shfaqjen në shtëpi me djalin e saj, Bear, tani dy vjeç, kur dyshja interpretuese u shfaqën shumë pranë njëri-tjetrit në ekran, kështu ajoi vrapoi për të marrë telefonin, treguan burimet pranë çiftit të atëhershëm, shkruan DailyMail.

Image

Cheryl nisi lidhjen me 26-vjeçarin e grupit “One Direction” në vitin 2016, përpara se të ndaheshin në vitin 2018. Ata mirëpritën në jetë, djalin e tyre Bear në vitin 2017.

The Sun shkroi se Cheryl i dërgoi një mesazh privat Rita Orës duke i shkruar: ”Ky është i dashuri im dhe babai i fëmijës tim me të cilin po flirtoni – është mosrespektuese. A mendon vërtet se është e nevojshme?”

Thuhet gjithashtu se Cheryl u përball me Liamin për veprimet e tij me Ritën, të cilat ndodhën në “The Tonight Show” në janar të vitit 2018.

Burimet shtuan duke treguar: “Ajo i pa të dy në televizion dhe Rita dukej sikur po hynte në një puthje me Liamin gjatë interpretimit të duetit të tyre. Padyshim që ishte shumë shqetësuese”.

“Ajo menjëherë i shkruajti mesazh Ritës, duke e pyetur se çfarë po ndodhte. Ajo tha se mendoi se ishte e papërshtatshme dhe në thelb i kërkoi asaj që të tërhiqet”, treguan më tej burimet..

Image

The Sun raportoi se Rita ishte lënë ‘e fajësuar’ për tekstin dhe këmbënguli se “asgjë nuk po ndodhte”.

Një burim tjetër thuhet se ka treguar që mes Ritës dhe Cheryl nuk ka raporte të armiqësuara, por thjeshtë miqësi.

Pas akuzave të zemëruara të Cheryl, Liam dhe Rita u shfaqën shumë më të zbehtë në performancën e tyre të radhës asaj kohe, në BRIT Awards 2018.

Cheryl dhe Liam njoftuan ndarjen e tyre më 1 korrik 2018 pas dy vitesh e gjysmë së bashku – megjithëse nuk sugjerohet që ndarja e tyre të kishte ndonjë lidhje me këngëtaren shqiptare.

Ndërkohë, edhe vet Rita dhe Liam të cilët janë interpretues të kolonës zanore “For You” të filmit “Fifty Shades Freed”, kanë treguar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë, pos një miqësie shumë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...