I dashuri i Dua Lipës merr sërish vëmendje me veshjen gjatë shëtitjes në Nju Jork

Bota e Yjeve

I dashuri i Dua Lipës merr sërish vëmendje me veshjen gjatë shëtitjes në Nju Jork

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:09
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Anwar Hadid sërish është komentuar për paraqitjen e fundit.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid ditë më parë festuan ditëlindjen e Bella Hadid në Nju Jork.

Ata po qëndrojnë ende në Nju Jork teksa po shijojnë shëtitjet bashkë me njëri-tjetrin, por vëmendja është sërish tek stili i Anwar.

Image

Teksa po mbante për duar këngëtaren, Anwar ishte veshur me një pallto dyngjyrëshe të kombinuar me një palë xhinse.

Por, e gjithë vëmendja ishte tek këpucët që i kishte mbathur, ai u shfaq me atlete të ndryshme në të dy këmbët, e po ashtu edhe me çorape të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat