Ky fustan u bë shkak që Kim dhe Kanye të bënin sherr!

Bota e Yjeve

Ky fustan u bë shkak që Kim dhe Kanye të bënin sherr!

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 21:24
Kim Kardashian

Me shumë gjasa ju kujtohet kjo pamje e Kim Kardashian në Met Gala?! Kim foli gjatë për fustanin “e lagur” dhe sakrificat që ju desh të bënte për të

Gjithsesi, sot s’jemi këtu për të, por për Kanye West-in! Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashian”, u zbulua qartë se kjo pamje që ju shihni ka shkaktuar drama tek çifti.

Zënkat nisën që tek prova finale e fustanit.

Ndërkohë që Kim ishte shumë nervoze sepse ‘po torturohej’ me korsetë, Kanye kishte probleme të tjera!

“Kjo korse, të brendshmet dhe gjithë kjo lloj energjie…Më duket sikur po kaloj një tranzicion. Nga reperi që shihte vajza të tilla që pastaj sheh gruan e tij dhe thotë: ‘Gruaja ime duhet të jetë se s’bën si vajzat e tjera? Të nxjerri trupin dhe gjithçka tjetër?’”

Debati vijoi edhe më dhe reperi dukej më shumë se i prekur nga fakti që Kim, dukej më seksi nga ç’duhej!

“Nuk po e kuptoja që kjo po ndikonte në shpirtin tim si dikush që është i martuar dhe i dashuruar, si babai i katër fëmijë. Një korse në formë të mbathurash. Është seksi, por je seksi për kë?”- vijoi ai.

Si reagoi Kim? I duhej t’i kujtonte të shoqit që prej 11 muajsh merrej me atë veshje dhe fakti që ai nuk e aprovoi minutën e fundit, i jepte vetëm ankth.

“Ti e dije shumë mirë sa në ankth isha unë atë natë dhe s’më duhej më shumë energji e keqe.”- dëgjohet të thotë ajo.

Si e mbyll Kanye?! Duke i thënë se në fund të ditës ajo është gruaja e tij dhe preket kur e sheh aq seksi!

Sidoqoftë,të tilla biseda i përkasin të shkuarës sepse Kanye është shprehur vetë që i dashuron selfie-it nudo të saj! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat