Vajza më e bukur në botë, njihuni me 6-vjeçaren ruse

Bota e Yjeve

Vajza më e bukur në botë, njihuni me 6-vjeçaren ruse

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:49
Alina Yakupova

Një 6-vjeçare ruse është shpallur “Vogëlushja më e bukur në botë” dhe ka fituar dashurinë e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj. Alina Yakupova është kthyer sot në vajzën më të komentuar të mediave të huaja.

Alina është nga Moska dhe është bërë modele që në moshë fare të vogël duke sfiluar për marka të njohura.

Vogëlushja bjonde, sy bojëqielli dhe buzëqeshje të ndritshme, tani është bërë edhe pjesë e revistave botërore.

Menaxheri i Alinës e lavdëroi vogëlushen duke u shprehur se suksesi i saj nuk është vetëm nga bukuria, por edhe puna që ajo bën me setet fotografike.

Alina numëron mijëra fansa në rrjete sociale dhe komentet që merr më së shumti e krahasojnë bukurinë e saj me atë të një ëngjëlli.

Shihni disa nga fotot e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat