Kate Middleton shtatzënë? Këto foto nxisin dyshimet për beben 4

Bota e Yjeve

Kate Middleton shtatzënë? Këto foto nxisin dyshimet për beben 4

Nga: Bota sot Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:02
Kate Middleton

Kate Middleton ka treguar se dëshiron të jetë nëna e shumë fëmijëve. Deri tani ajo ka tre: dy djemtë George, Louis dhe princeshën Charlotte. Louis është një vjeç, mirëpo dyshimet për shtatzëni të katërt janë sërish prezente pas fotove të fundit të dukeshës në Pakistan. Gjatë turit, në një darkë Kate ka veshur një fustan elegant dhe në sy ka rënë barku disi i rrumbullakosur.

Menjëherë mediat kanë shkruar për një shtatzëni të katërt, mirëpo nuk dihet nëse këto dyshime janë të vërteta. Mbase dukesha e Cambridge nuk ka mundur ende të largojë kilet e shtatzënisë së tretë. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u çuditur nëse familja mbretërore do të mirëpresë edhe një tjetër anëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat