Adelina Ismaili gjithmonë një hap përpara modës, as Rihanna nuk mundet ta “sfidojë”

Bota e Yjeve

Adelina Ismaili gjithmonë një hap përpara modës, as Rihanna nuk mundet ta “sfidojë”

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:03
Adelina Ismaili

Adelina Ismaili ka qenë ndër artistet e para që ka guxuar të shfaqet ndryshe në skenat shqiptare, duke ndikuar në mentalitetin e publikut.

Përveçse ka ditur të sjellë gjithmonë diçka ndryshe në muzikë, ajo është shfaqur shumë origjinale edhe me stilin e saj në të veshur.

Pavarësisht se tashmë nuk është vazhdimisht aktive në muzikë, ajo vazhdon të jetë një hap para modës së fundit, duke tejkaluar çdo pritshmëri të publikut.

Së fundmi Ismaili ka treguar se ka qenë ndër artiset e para jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, që ka sjellë trendin e fustaneve të zinj të lëkurës, që janë shumë stil për këtë vit. Adelina ka publikuar në rrjete sociale një foto të realizuar në muajin maj veshur me një fustan lëkure.

Më pas ajo ka postuar një imazh të Rihanna-s dhe të një modeleje, të cilat kanë veshur diçka të ngjashme me Adelinën në shtator e tetor.

Megjithatë të gjitha meritat për veshjet e saj, Adelina ja kalon stilistes me të cilën punon prej vitesh, Lena Berisha. Kjo e fundit ka shumë vite që është pjesë e fushës së dizanjit dhe ka veshur vajza të njohura jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe ato me famë botërore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat