Brenda festës luksoze të Kim Kardashian në ditëlindjen e saj të 39-të - Bota Sot
Brenda festës luksoze të Kim Kardashian në ditëlindjen e saj të 39-të

Bota e Yjeve

Brenda festës luksoze të Kim Kardashian në ditëlindjen e saj të 39-të

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:21
Kim Kardashian

Kim Kardashian – ikona e modës dhe Instagramit dje festoi ditëlindjen e saj të 39-të.

Në këtë ditë të rëndësishme ajo ishte e shoqëruar nga familja dhe miqtë e saj të ngushtë, derisa si vend për të kremtuar ditëlindjen zgjodhi Palm Springs.

Zeshkania ka ndarë me fansat e saj në llogarinë personale, Instagram disa postime nga festa luksoze, e cila po ashtu prezantoi edhe dhuratat e shumta që ka pranuar.

Festa e saj nuk do ishte e kompletuar pa katër fëmijët e tyre, përfshirë North 6-vjeçe, Saint, tre, Chicago një dhe Psalm, pesë muajsh.

Me një selfie të vetes të publikuar në rrjetin social, Instagram, Kim ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë që më keni dhuruar për ditëlindje. Kisha ditëlindjen më të mirë ndonjëherë. Unë kalova vikendin me shoqëri të mahnitshme në Palm Springs dhe kisha një darkë familjare në shtëpinë time nga nëna ime dhe Kanye. Pranova dhurata të shumta nga e gjithe familja dhe Kanye më bleu çanta të mrekullueshme. Por ai dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur”.

Ditën e hënë, Kim Kardashian gjithashtu ishte e rrethuar edhe me urime të ditëlindjes në rrjetet sociale nga familja dhe miqtë.

Motra e saj më e vjetër, Kourtney, 40-vjeçe, ka publikuar dy fotografi të së kaluarës me motrën e saj, kur ishin më të reja. Ajo ka thënë, “Urime ditëlindjen Kimberly Noel Kardashian West. Të dua përgjithmonë”.

Kylie, Khloe dhe Kendall po ashtu e uruan yllin televiziv, duke mos munguar edhe një urim i përzemërt nga nëna e saj, Kris Jenner.

“Për të gjitha këto vitet e jetës, ju keni shkëlqyer brenda dhe jashtë. Gjithnjë ka qenë një energji pozitive prej jush”, ka thënë Khloe. “Unë lutem në ditëlindjen tëndë dhe çdo ditë të jetës tënde, ju gjithmonë do të ndjeheni e rrethuar me dashur, e respektuar dhe e vlerësuar”. 

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat