Alban Skënderaj emërohet Ambasador

Bota e Yjeve

Alban Skënderaj emërohet Ambasador

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:40
Alban Skënderaj

Këngëtari shumë i dashur për publikun e që prej vitesh na ka sjellë vetëm hite, Alban Skënderaj po shënon sukses pas suksesi. Së fundmi Albani është emëruar si 'I pari Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri'.

Lajmin e ka dhënë vetë Albani me postimin e fundit në rrjete sociale ku falenderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe Ambasadës Italiane për këtë çmim.

"Faleminderit ambasadorit Alberto Cutillo dhe Ambasades Italiane ne Shqiperi e cila me nderoi si te parin Ambasador te gjuhes italiane ne Shqiperi. Nje shembull miqesie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tane", shkruan Albani.

Kujtojmë që muajin e kaluar Albani mbajti koncertin madhështor "Nën yjet e Tiranës".

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat