Georgina dhe Ronaldo marrin gjithë vëmendjen në ‘MTV EMA’ - Bota Sot
Georgina dhe Ronaldo marrin gjithë vëmendjen në ‘MTV EMA’

Bota e Yjeve

Georgina dhe Ronaldo marrin gjithë vëmendjen në ‘MTV EMA’

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Georgina dhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e kanë marrë gjithë vëmendjen gjatë arritjes në ceremoninë e sivjetme të MTV EMA.

Çifti kishte përzgjedhur veshje me ngjyra, ashtu që e gjithë vëmendja të ishte tek ata. Superylli i Juventusit ishte veshur me kostum me ngjyrë të kuqe të çelët, ndërsa modelja me fustan të kaltër.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Sevilla të Spanjës, 25-vjeçarja është kujdesur që të vë në pah linjat trupore, për të cilat është angazhuar shumë në palestër në muajt e fundit.

Bukuroshja ia ka arritur qëllimit për të shfaqur figurën trupore me fustanin që ishte i hapur në pjesën e kofshës.

“Spektakli nisi me dashuri”, është përshkrimi që ia ka vënë njërës prej fotografive që Ronaldo e ka publikuar në Twitter.

Falë kësaj dukjeje, mediat rozë kanë shkruar se ka qenë Georgina ajo që e ka vjedhur spektaklin gjatë parakalimit në tepihun e kuq në edicionin e sivjetmë të MTV EMA Europe Awards.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat