Dua Lipa mahnit me dukjen e saj në ‘MTV EMA’

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit me dukjen e saj në ‘MTV EMA’

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 22:29
Dua Lipa

Sevilla në Spanjë ishte destinacioni i sivjetmë i spektaklit të ndarjes së çmimeve MTV EMA, ku nuk kanë munguar yjet shqiptare me famë botërore.

Dua Lipa ka udhëhequr të famshmit që kanë parakaluar në tepihun e kuq dhe si gjithmonë, ajo është kujdesur që të duket sa më bukur.

E veshur me një fustan të zi dhe me flokë të lidhur, 24-vjeçarja është dukur shumë bukur gjatë arritjes në këtë eveniment.

Pjesa e gjoksit ishte paksa transparente, ndërsa Dua kishte zgjedhur çizme të gjata për këtë kombinim.

Fotografët janë kujdesur që të kapin sa më shumë poza të këngëtares nga Kosova, e cila gjithmonë arrin të marrë vëmendje me dukjen e saj. 

Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat