Je xheloze që Luana merr 5000 euro? Habit me përgjigjen e saj këngëtarja - Bota Sot
Je xheloze që Luana merr 5000 euro? Habit me përgjigjen e saj këngëtarja

Bota e Yjeve

Je xheloze që Luana merr 5000 euro? Habit me përgjigjen e saj këngëtarja

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:08
Luana Vjollca

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Marsela Çibuku ishte e ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" dhe gjatë intervistës Rudina Dembacaj e pyeti:

"A të vjen keq që ti nuk mer 5000 euro në një koncert si Luana Vjollca?".

"Mbrëmjet nëpër klube kanë të tjera të ardhura, muzika që luan Luana apo muzika që vajzat e muzikës bëjnë pëlqehet më shumë sepse është më komerciale, shet më shumë, pëlqehet më shumë nga masa, ka audiencë më të madhe. Kjo ndodh në të gjithë botën. S’mund ta vesh në paragon Eric Clapton me Beyoncen, e kupton pra janë të ndara të gjitha, nuk më vjen inat", u përgjigj Marsela.

Image

"Sapo the që Luana është Beyonce?", e pyeti Rudina. 

"Po në këtë realitetin tonë", tha Marsela.

"Të pëlqen Luana si këngëtare?", e pyeti Rudina.

"Kam tjetër gjykim nuk mund të them po ose jo kur nuk e dëgjoj live . Nuk e gjykoj dot", u shpreh Marsela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat