Blero njofton se do bashkëpunojë me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin - Bota Sot
Blero njofton se do bashkëpunojë me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin

Bota e Yjeve

Blero njofton se do bashkëpunojë me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Blero

Këngëtari shqiptar, Blero Muharremi, është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, ndërsa po vjen me shumë bashkëpunime.

Ai tashmë ka numër të madh të fansave kudo ku performon dhe njihet si artist që ka marrëdhënie të mira edhe me kolegët e tij.

Kështu, i njëjti së shpejti do të bashkëpunojë me disa emra të njohur dhe të dashur për publikun, teksa lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

41 vjeçari nga Mitrovica njofton se në vazhdim do të sjellë bashkëpunim me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe me Burak Vehapin nga grupi FAMA.

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtyre projekteve, padyshim se do të dalë diçka e bukur nga ana e tyre, duke qenë se janë shumë të suksesshëm dhe mjaft të kërkuar në treg.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat