Loredana: Jam e lumtur që jam artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë

Bota e Yjeve

Loredana: Jam e lumtur që jam artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Loredana Zefi

Reperja shqiptare me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër.

Ajo së fundmi u shpërblye me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, MTV EMA 2019.

Ky çmim vjen si rrjedhojë e projekteve muzikore të shumta dhe të suksesshme që ajo ka realizuar në shtetin zviceran – dashuria e të cilit nuk është shumë e madhe ndaj saj, kjo për shkak të skandalit që ajo pati këtë vit.

Media zvicerane “Blick”, i ka dedikuar një artikull reperes nga Kosova, duke shkruar se ajo nuk ishte aq meritore për këtë çmim, dhe se në vend të saj do ishte më mirë ta merrte çmimin artistja tjetër zvicerane e cila ishte gjithashtu e nominuar, Stefanie Heinzmann – kjo pasi sipas tyre ajo nuk i ka askujt para borxh.

Me këtë, mediumi zviceran ia ka kujtuar rep-artistes e cila mori çmimin në MTV EMA, se ajo ende vazhdon të jetë nën hetime për akuzat që një çift zviceran ngriti ndaj saj, në maj të këtij viti. Ajo u akuzua nga ata për kërcënim dhe zhvatje parash.

Ndërkohë, Loredana duket të jetë e vetëdijshme që në Zvicër nuk e duan aq shumë, por prapëseprapë se në një postim të publikuar në Instagram, ka shkruar se është e lumtur që u nderua me çmimin si performuesja më e mirë në këtë shtet.

“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, kishte shkruar Loredana pas marrjes së çmimit.

Ndërkohë, mediumi zviceran LOOK, ka pyetur burrin e Znj. Petra, që janë çifti akuzues ndaj reperes, se çfarë mendimi kanë për faktin që ajo u shpërblye me një çmim të tillë?

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, ka thënë ai.

Ndërkohë, rasti i kësaj afere shumë të përfolur po vazhdon të jetë nën hetime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat