Bebe Rexhës i vizatohet 'zogu' në kostumin e zi

Bota e Yjeve

Bebe Rexhës i vizatohet 'zogu' në kostumin e zi

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 00:42
Bebe Rexha

Bebe Rexha festoi bashkëpunimin e saj me brendin e modës me një paraqitje në “Macy’s Herald Square” në Nju Jork, shkruan DailyMail.

Këngëtarja (30 vjeçe) tregoi linjat e saj trupore në kostumin e zi, madje solli me vete edhe qenin, Bear.

Fushata e marketingut e Bebes është përqendruar me moton “duaje veten tënde”.

Image

Projekti i fundit i Bebes është “You Can’t Stop the Girl”, njëherësh kolonë zanore e “Maleficent: Mistress of Evil”.

Pas performancës së fundit në “The Ellen DeGeneres Show” muajin e kaluar, ajo mori kritika të shumta në rrjete sociale, duke i thënë se duhet të humbasë peshë.

Bebe më parë ka folur lidhur me debatet që kishte pasur me stilistët, të cilët nuk kanë pranuar t’i bëjnë kostume për shkak të peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat