Ish-e dashura e deputetit, Iva Aliko, zbulon anën e errët rreth dëshirave seksuale dhe pozon si sadomazokiste

Bota e Yjeve

Ish-e dashura e deputetit, Iva Aliko, zbulon anën e errët rreth dëshirave seksuale dhe pozon si sadomazokiste

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 18:35
Iva Aliko

Me të brendshme lëkure të zezë, çizme sipër kupës së gjurit dhe rripa që i shtrëngon pas trupit. Kështu shfaqet ish-e dashura e një deputeti në Kosovë, Iva Aliko, në setin më të ri të fotove, pamje që të kujton praktikat sadomazokiste. Fotot janë klikuar pafund dhe komente të ndryshme Iva ka marrë kësaj here jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. 

Ky set dimëror i ish-të dashurës së deputetit vjen pas fotove të verës, ku Iva pozonte për ditëlindje në tokat e saj në Sarandë, të cilat ajo tregoi se ia ka lënë trashëgimi gjyshja. Për çdo festë personale, ajo i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike dhe me sa duket, një festë private e ka bërë Ivën të pozojë si “panterë e zezë”, me veshje vërtet të guxishme.

Seti i ri zbulon një anë të panjohur të seksualitetit të saj. Kështu, më shumë sesa me format e rrumbullakosura, ndjekësit janë marrë me relacionin mes veshjes lëkurë dhe dëshirave të saj seksuale. Rreth provokimeve që bën me fotot e saj pa tabu, Iva në një intervistë për “Panorama Plus” shprehet kështu: “Të provokosh, ndoshta pa qëllim është bërë pjesë e imja prej kohësh nëpërmjet seteve fotografike. Kënaqësia e vetme është që ndihem mirë me veten”.

Po a beson ajo te shenjat e horoskopit dhe si një Gaforre, me meshkujt e cilave shenja përshtatet më mirë? “Po. U besoj bestytnive dhe sidomos horoskopit. Gaforrja përshtatet me shenjat e ujit, si Peshqit, Akrepi apo dhe me shenja të tjera, si Demi apo Binjakët. Nuk përshtatet me Shigjetar apo Ujor”. Para ca kohësh e pamë të veshur si nuse, po pranë stilit të saj seksi. Po a ka plan të martohet?

“Jo, ende s’e shoh veten në altar, duke qenë se nuk ka mbërritur princi i kaltër. Gjithçka ia lëmë kohës”. Sa për mënyrën si e shohin meshkujt, ajo tregon: “Ka pasur raste kur meshkujt janë tunduar me një të dhënë dore, madje dhe me një shikim. Fantazia më e nxehtë seksuale që ka dëgjuar për veten? ”Çfarë nuk kam dëgjuar dhe jam habitur, madje me gjëra që as unë s’i di për veten time, deri te fantazitë më të shfrenuara”. E nisur nga fakti se ka qenë e dashura e një deputeti të Kosovës, pyetjes nëse i intereson politika, ajo thotë: “Së fundi jam shkëputur disi nga politika, për shkak dhe të punëve të mia private”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat