Bradley u harrua, Irina Shayk fotografohet me një mashkull misterioz teksa dalin nga hoteli

Bota e Yjeve

Bradley u harrua, Irina Shayk fotografohet me një mashkull misterioz teksa dalin nga hoteli

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Irina Shayk

Modelja ruse Irina Shayk e ka lënë pas historinë me aktorin Bradley Cooper. Në fakt nuk ka arsye pse të mos e lërë pas. Ata janë ndarë miqësisht dhe secili ka të drejtë të vazhdojë jetën me romanca të reja.

Irina duket që sapo ka filluar një lidhje me një mashkull misterioz që nuk dihet ende se kush është ai. Modelja është fotografuar teksa dilte nga hoteli Mercer në New York së bashku me një mashkull që e shoqëronte atë. “E maskuar” me syze edhe pse ishte natë, Irina nuk ka mundur t’ju shpëtojë paparacëve. Vallë, kush të jetë ky djalë?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat