Selena Gomez përjeton kriza paniku dhe ankthi para performancës

Bota e Yjeve

Selena Gomez përjeton kriza paniku dhe ankthi para performancës

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 09:38
Selena Gomez

Selena Gomez ishte, pa dyshim, nën presion të madh para performancës së saj në ceremoninë e “American Music Awards 2019”.

Mbrëmjen e së dielës këngëtarja 27 vjeçare pati nderin të hapte eventin me hitet e saj të fundit “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”.

Gjatë performancës së dy këngëve që kanë në qendër historinë e dashurisë së saj me Justin Bieber, e cila tanimë ka marrë fund, Selena dukej tepër emocionale, gjë që shqetësoi dhe fansat e saj në rrjete sociale duke spekuluar se Gomez kaloi një krizë paniku.

Dhe një burim për E!News e konfirmoi këtë: “Selena pati ankth dhe krizë paniku para performancës pasi po i ushtronte vetes shumë presion”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat