Modelja shqiptare që do e shihni te videoklipi i Ariana Grandes

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare që do e shihni te videoklipi i Ariana Grandes

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:58
Klaudia Kalia

Modelja simpatike Klaudia Kalia ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës.

Prej muajit gusht të verës që lamë pas, 19 vjeçarja ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv”, një kontratë që mesa duket do i hapë dyer të tjera drejt suksesit ndërkombëtar.

Thënë këtë, Klaudia zbuloi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshme të Ariana Grandes.

Image
Image
Image

Ende nuk dihen detaje, pasi nuk është nënshkruar një kontratë e mirëfilltë, por pritet të shohim se ç’do të ndodhë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat