E fitoi betejën me kancerin në adoleshencë, humb jetën papritur në moshën 30-vjeçe modelja me këmbën protezë

Bota e Yjeve

E fitoi betejën me kancerin në adoleshencë, humb jetën papritur në moshën 30-vjeçe modelja me këmbën protezë

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 06:12
Mama Cax

Është ndarë papritur nga jeta në moshën 30 vjeçare pas përjetoi dhimbje të forta barku modelja Mama Cax.

Ajo fluturoi nga Londra në New York për të realizuar një foto-sesion dhe papritmas u sëmur.

Modelja e kaloi javën e kaluar në spital me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot. Ajo u raportua e vdekur më 16 dhjetor.

Familja publikoi një foto të modeles në Instagram sot duke njoftuar vdekjen e saj: “Me dhimbje dhe trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të Cacsmy Brutus (Mama Cax)”.

Kur ishte adoleshente modelja vuajti nga kanceri por e fitoi betejën.

Image

 

“Si një e mbijetuar nga kanceri, ajo ishte mësuar të kalonte me sukses sfidat e jetës. Ajo luftoi shumë për të jetuar në ditët e fundit në tokë. Jemi të vetëdijshëm se kjo dhimbje do ndihet në gjithë botën dhe nuk do jetë e lehtë për askënd,”- shkoi familja e 30-vjeçares, pas lajmit të hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat