Ish-gruaja e Jamie Redknapp refuzon ta ndalë veshjet provokuese, edhe pse ia kërkojnë djemtë e saj - Bota Sot
Ish-gruaja e Jamie Redknapp refuzon ta ndalë veshjet provokuese, edhe pse ia kërkojnë djemtë e saj

Bota e Yjeve

Ish-gruaja e Jamie Redknapp refuzon ta ndalë veshjet provokuese, edhe pse ia kërkojnë djemtë e saj

Më: 12 janar 2020 Në ora: 23:37
Louise

Ish-gruaja e Jamie Redknapp, Louise, ka treguar se dy djemtë e saj i kanë kërkuar që të mos ekspozohet shumë, por ajo refuzon ta bëjë këtë.

Këngëtarja 45 vjeçare preferon që të vishet në mënyrë provokuese, përkundër se është nënë e dy fëmijëve dhe tashmë e ka edhe një moshë të caktuar.

Për më shumë, djemtë saj, Charles (15 vjeç) dhe Beau (11 vjeç) i kanë kërkuan që të jetë më e vëmendshme në përzgjedhjet e veshjeve të saj.

Ata nuk i kanë miratuar ekspozimet e nënës së tyre gjatë promovimit të albumit të saj më të ri, “Heavy Love”. Megjithatë, ajo i ka injoruar kërkesat e tyre.

“Kur i shoh femrat tjera që bëjnë gjëra të njëjta, nuk i gjykoj. Beyonce është nënë e tre fëmijëve. Asnjëherë nuk do të thosha: ‘Shiko si i dridh të pasmet!’”.

“Nuk jam e përgatitur që të hy në kuti. Kam qenë në atë kuti për 15 vite. Do të rrezikoj dhe do ta shfrytëzoj secilën mundësi që mundem për këtë album dhe tjetrin, edhe më shumë pas tyre. Jam lodhur dhe mërzitur duke qenë e kujdesshme”, ka deklaruar Louise për Classic Pop.

Louise u nda nga ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Redknapp, në vitin 2017. Ajo ka pranuar për The Sun se përfundimi i martesës 19-vjeçare ka qenë një shok për dhe në ditë të caktuara akoma ndihet keq. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Loved shooting with @fabulous magazine - Out Today 🖤 Talking all about my new album Heavy Love x

A post shared by Louise Redknapp (@louiseredknapp) on

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Just give me a minute 🖤

A post shared by Louise Redknapp (@louiseredknapp) on

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat