Winnie Harlow nuk i lë vend imagjinatës me kostumin transparent në “PFW”

Bota e Yjeve

Winnie Harlow nuk i lë vend imagjinatës me kostumin transparent në “PFW”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:05
Winnie Harlow

Winnie Harlow u shfaq me një kostum transparent teksa prezantonte koleksionin e Jean Paul Gaultier në PFW.

Ajo e nisi vitin 2020 me pushime në plazhet e Miamit, ndërsa është rikthyer me paraqitje në Javën e Modës në Paris, shkruan DailyMail.

Winnie Harlow, 25 vjeç, la shumë pak vend për imagjinatën teksa u paraqit në pistë me kostumet e Jean Paul Gaultier, të mërkurën.

Modelja dukej mahnitëse në kosutmin rrjetë, të zbukuruar me gjethe, ndërsa sipër mbante një xhaketë.

Gjatë “PFW”, modelja ka sfiluar edhe për koleksionin pranverë/verë 2020 të “Ralph & Russo”.

Winnie u bë e famshme më 2014, pasi konkurroi në “America’s Next Top Model”.

Ajo në moshën katërvjeçare u diagnostikua me vitiligo, që karakterizohet me njolla të bardha në lëkurë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat