Bebe Rexha shfaqet pa sytjena

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shfaqet pa sytjena

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:33
Bebe Rexha

Bebe Rexha pa dyshim është një femër shumë e zënë me angazhime.

Pas performancës në eventin “GRAMMY In The Schools Live”, 30-vjeçarja – emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha – u zgjua e ndritshme dhe herët për të pritur femra të njohura nga mbarë bota në Brunch, për eventin që ajo organizon me titull “Women in Harmony” në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “In the name of love” dukej e përsosur ndërsa priti mysafirët në eventin e saj, para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020”, që do të mbahet të dielën, shkruan DailyMail.

Për ngjarjen, ajo veshi një fustan të ndritshëm ngjyrë blu të stilit blazer me zbukurim në xhaketë.

Veshja kishte një prerje të thellë në qafë dhe tregoi këmbët e saj të gjata dhe të plota, teksa kishte veshur një palë taka të larta argjendi.

Gjatë ngjarjes, këngëtarja mbajti një fjalim të mirëpritur para se artistja Kelsea Ballerini të këndonte për të ftuarit.

Vetëm pak ditë më parë, artistja shqiptare zbuloi një gjë tjetër që ajo po i shton listës së saj të detyrave: Një ndihmës trajnerë.

“Gjejeni çfarë?! Unë jam një këshilltare në këtë sezon të “The Voice”, tha ajo në një postim në Instagram këto ditë.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarja merr pjesë në spektaklin e madh të talenteve në Amerikë, “The Voice”.

Sezonin e kaluar, ajo ishte trajnerja e pestë për fazën e rikthimit, ku do të ndihmonte artistët të bënin një rikthim dhe të përpiqeshin të zmbrapsin eliminimin e tyre.

Rexha do t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga këngëtari Nick Jonas, të cilin ajo e ka njohur mjaft mirë këtë vit, pasi ishte në turne me të dhe vëllezërit e tij, të njohur si grupi Jonas Brothers.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat