Dua Lipa shoqërohet nga i dashuri në Pre-Grammy Gala

Bota e Yjeve

Dua Lipa shoqërohet nga i dashuri në Pre-Grammy Gala

Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:39
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, dhe modeli, Anwar Hadid, janë bashkë që nga korriku i vitit të kaluar.

Ata mbrëmë ishin nën shoqërimin e njëri-tjetrit në eventin Pre-Grammy Gala të producentit të famshëm amerikan Clive Davis, si ky event mbahen edhe disa të tjerë të cilët i paraprijnë Grammy Awards 2020.

24 vjeçarja pati të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë me material të lëkurës të shoqëruar me një palë çizme të gjata. Ndërsa i dashuri i saj pati të veshur një këmishë të bardh dhe pantallona ngjyrë hiri.

Image

Lipa vitin e kaluar ishte shqiptarja e parë që pati fituar ndonjë herë çmime Grammy, këtë vit ajo nuk është e dominuar në asnjë kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat