Hailey Baldwin kopjon Katie Holmes, del në rrugë me sutjena

Bota e Yjeve

Hailey Baldwin kopjon Katie Holmes, del në rrugë me sutjena

Më: 31 janar 2020 Në ora: 17:35
Hailey Baldwin

A keni menduar se Katie Holmes është i vetmi yll i Hollywoodit që mund të shkëlqejë me sutjena nga kashmiri?

Gati gjysmë viti pasi ylli i “Dawson’s Creek” kishte bërë bujë në rrjetet sociale kur kishte guxuar të vishte sutjena të kombinuara me një sako, Hailey Baldwin ka zgjedhur që sutjenat t’i kombinojë me një veshje më zyrtare.

Modelja 23 vjeçare kishte veshur sutjenat Mandkhai ngjyrë kafe (202 dollarë), derisa pantollonat dhe sakoja që ishte Bottega Veneta (2980 dollarë) ishin po ashtu të së njëjtë ngjyrë.

Image

Ajo e kishte kompletuar pamjen e saj me një çantë By Far (515 dollarë), sandale ngjyrë të kuqe nga Bottega Veneta (760 dollarë) dhe vathë ngjyrë ari nga Jennifer Fisher (500 dollarë).

Duke e ditur se sa shpejt ishte shitur sutjena e Holmes që kushtonte 520 dollarë menjëherë pasi ajo ishte parë duke e veshur atë, mund ta marrim me mend se kjo e Baldwin do të jetë një nga produktet më të kërkuara ditëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat