Vajza e Sabianit shfaqet nudo në vaskë

Bota e Yjeve

Vajza e Sabianit shfaqet nudo në vaskë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 18:09
Keisi Meidini, vajza e këngëtarit të njohur me emrin artistik Sabianit

Keisi Meidini, vajza e këngëtarit të njohur me emrin artistik Sabiani, po përgatitet t’i hyjë seriozisht muzikës.

Vetëm 19-vjeçe, ajo ka njoftuar ndjekësit në “Instagram” se ka një surprizë së shpejti për ta, duke lënë të kuptohet me anë të fotove se cila është strategjia që ka bërë plan për të rënë në sy në tregun e muzikës.

Një prej tyre është provokimi me fotot e bëra publike.

Image

Kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen e të rinjve në tregun muzikor. Ndoshta nuk vlen shumë zëri, as muzika dhe teksti, pasi jetojmë në një epokë tjetër, ku mjafton të kesh dëshirë, para, dhe të ndjekësh një strategji, për t’u bërë fillimisht i famshëm e më pas investimet të kthehen disa herë më shumë, në profesionin që ke vendosur të ndjekësh.

Nudo në vaskë, duke shijuar një gotë, është poza e saj, që i paraprin projektit të saj të radhës muzikor, edhe pse ka kohë që flitet se do të dilte me një bashkëpunim me Noizyn.

Vajza e këngëtarit të njohur po punon për këtë projekt të ri, pas klipit me titull “S’ka dashni” që realizoi me Seldi Qalliun, për të cilin u përfol se janë në një lidhje.

Image

Hera e parë që Keisi mori pjesë në një projekt muzikor ishte ai si modele në klipin e të atit. “Pa ty dashni” titullohej klipi i Sabianit me Marselin, ku si imazh pamë vajzën e tij aq shumë të komentuar në media për pamjen. Nga ana tjetër kishte kohë që flitej se vajza e tij do t’i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR” me lider Noizyn.

Për babanë e saj, Sabianin, i cili ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor, fakti që e bija e tij po bën bujë në kohë të shkurtër nuk është rastësi.

“E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja, tani s’po ndalen më portalet…” u shpreh ai pak kohë më parë.

Sa i takon talentit për të kënduar, ai përgjigjet: “Mua më ngjan me Jessie J, por edhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat