“Më mirë e ëma se e bija”/ Janë nënë e bijë por i ngatërrojnë për motra!

Bota e Yjeve

“Më mirë e ëma se e bija”/ Janë nënë e bijë por i ngatërrojnë për motra!

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:29
Joleen Diaz dhe Meilani Parks

Ka shumë raste kur motrat ngjasojnë aq shumë sa njerëzit mendojnë se janë binjake. Por jo vetëm kaq, ka edhe raste kur nëna me vajzën duken si motra.

Joleen Diaz, 43 vjeç, ushtron profesionin e mësueses dhe vajza e saj Meilani Parks, 19 vjeç nga Kalifornia, jo vetëm që duken tejet të ngjashme në moshë, por gjithashtu kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë së bashku.

Nënë e vetme, Joleen tregon se ka filluar të kujdeset për lëkurën e saj që në moshën 12-vjeçare, duke shtuar se shumë rrallë konsumon alkool dhe pushon gjatë si dhe ushqehet me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Dhe rezultati duket mjaftueshëm!

Nëna dhe e bija gëzojnë një lidhje të ngushtë dhe Meilani njerëzit shpesh i ngatërrojnë për motra.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat