Për Shën Valentin, Gigi konfirmoi rikthimin me Zayn me anë të një fotoje

Bota e Yjeve

Për Shën Valentin, Gigi konfirmoi rikthimin me Zayn me anë të një fotoje

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:11
Gigi dhe Zayn

Dje, në Ditën e të Dashuruarve, Gigi Hadid konfirmoi rikthimin me të dashurin e saj Zayn Malik. Modelja ua bëri të qartë ndjekësve të saj dhe të gjitha mediave se ajo dhe Zayn janë sërish bashkë. Ajo ka postuar një foto të të dashurit të saj në llogarinë e dytë që ajo menaxhon në Instagram @gisposable, ku poston foto të ndryshme që ajo shkrep.

“Hey Valentin! Z në fermë, dhjetor 2019”, -ka shkruar ajo.

Më pas, këtë foto Gigi e ka ripostuar edhe në profilin personal, duke përdorur edhe një gif me zemra.

Çifti u përfol se ishte rikthyer që në nëntor të vitit të kaluar. Më pas në janar të këtij viti, ata u fotografuan bashkë të kapur përdore në Itali, ku kanë festuar ditëlindjen e Zayn së bashku me familjen e Gigi-t.

Ata u ndanë në fund të 2018-ës dhe u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit një vit më vonë, kjo nuk është hera e parë që Gigi dhe Zayn zgjedhin të ndahen për një periudhë të caktuar. Megjithatë, urojmë që të mos ndahen më, sepse duken kaq bukur së bashku.

Apo jo?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat