Portretet e familjes Ora do të shkojnë donacion për fëmijët me autizëm

Bota e Yjeve

Portretet e familjes Ora do të shkojnë donacion për fëmijët me autizëm

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:51
Foto Ilustrim

Shumë artist kanë shpalosur kreativitetin e tyre në këto kohë karantinë, ndër ta është edhe Lulzim Behxheti i cili ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, arkitektë e shumë të tjerë.

Ndër portretet e këtij projekti bënte pjesë edhe familja e Rita Orës.

Nismën e Behxhetit së fundi e ka përkrahur edhe familja e këngëtares shqiptare, Rita Ora.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës, është shprehur tejet përkrahës për projektin e Behxhetit, duke treguar ndër të tjerash se këto portrete do të shiten dhe të gjitha të ardhurat nga portretet do të mblidhen për fëmijët me autizëm.

Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Besnik Sahatciu Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat