Ja sa kushton shtëpia ku po qëndrojnë të izoluar familja Beckham

Bota e Yjeve

Ja sa kushton shtëpia ku po qëndrojnë të izoluar familja Beckham

Më: 13 prill 2020 Në ora: 13:40
David dhe Victoria Beckam

Familja e Beckham është mbledhur në Cotswolds në pronën e tyre në vlerë prej gjashtë milionë funtesh (shtatë milionë euro) për shkak të pandemisë koronavirus.

Që nga izolimi i tyre, familja e njohur përfshirë fëmijët, kanë qenë aktivë në rrjetet sociale duke publikuar imazhe nga përditshmëria e tyre, shkruan Mirror.

Derisa ata qëndrojnë së bashku, djali i madh i tyre, Brookyln po vazhdon të izolohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të dashurën e tij Nicola Peltz. Ndër aktivitetet që ata kanë ndarë me fansat kanë qenë edhe një numër eksperimentesh gatimi në kuzhinën e tyre të zbukuruar.

Ndërsa moti fillon të ngrohet, klani Beckham është në gjendje të shfrytëzojë pjesën më të madhe të hapësirës së tyre të jashtme, që përmban një pishinë, sauna dhe dhoma me avull tradicionale Estoneze.

Kur familja ndihet më energjike për t’u marrë me sport, ata posedojnë një fushë tenisi për t’u argëtuar në pronën e tyre. Po ashtu, posedojnë edhe një furrë të posaçme për të bërë pica, e cila është e ndërtuar nga druri dhe e mbushur me vegla gatimi të nivelit të lartë.

Sa i përket dhomës së tyre të ndejës, trarët prej druri shkojnë përtej tavanit dhe aty gjendet një qilim i errët, shumë qirinj, duke u bërë kështu një vend tejet relaksues.

Hapësira është e plotësuar nga sofrat prej kadifeje prej pelushi, qilima shumëngjyrëshe dhe tullave të ekspozuara. Kinemaja zë vend në rezidencën e tyre, në të cilën ka mjaft karrige dhe mbajtëse të kokoshkave.

Ekzistojnë një numër aktivitetesh të tjera që fëmijët mund të arrijnë në mbyllje me prindërit e tyre të famshëm. Cruz ka pianon e tij në një dhomë dhe fëmijët ishin gjithashtu kohët e fundit janë vërejtur se i kanë përdorur mjaft shumë edhe biçikletat.

David dhe Victoria janë vetëm një prej çifteve të famshme që kanë nxitur fansat të qëndrojnë në shtëpi pasi pandemia e coronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat