Ushtarja serbe 21 vjeçe, bëhet e famshme në Instagram me fotot me uniformë - Bota Sot
Ushtarja serbe 21 vjeçe, bëhet e famshme në Instagram me fotot me uniformë

Bota e Yjeve

Ushtarja serbe 21 vjeçe, bëhet e famshme në Instagram me fotot me uniformë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:22
Milica Spasic

Milica Spasic, 21 vjeçe nga Valjevo, Serbi, nisi të tregojë format e saj në Instagram në fillim të vitit dhe deri atëherë ka mbledhur 10 000 fansa të dedikuar.

Ushtarja serbe po bëhet e famshme ne Instagram duke postuar fotot e saj me uniformë, apo dhe pa shumë rroba në mediat sociale.
Milica shërben në misionet paqeruajtëse dhe të ndihmës humanitare, ndërsa shkruan në profilin e saj se jeta i ndryshoi kur më në fund u pranua në ushtri.

Në një nga fotot bukuroshja duket me veshje kamuflazhi teksa shikon nga kamera.

Image

Në një tjetër ajo shihet me kapele ushtarake ndërsa në një tjetër flokët e zeza i bien mbi uniformë.

Por Milica di dhe di të ‘nxehë’ ndjeksit e saj teksa shfaqet e shtrirë në krevat me të brendshme.
Me qindra komente e komplimentojnë atë për pamjen dhe e falenderojnë për shërbimin e vlefshëm ushtarak.
Një prej tyre thotë: “Je shumë e bukur”, ndërsa një tjetër “Ushtria serbe qenka shumë e bukur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat