Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë dhe zbulon ndryshimin që po i ndodh tek vetja

Bota e Yjeve

Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë dhe zbulon ndryshimin që po i ndodh tek vetja

Më: 1 maj 2020 Në ora: 18:11
Gigi Hadid

Nuk ka dyshim që është kryefjala e lajmeve në shtypin rozë të këtyre ditëve! Pritja e ëmbël e supermodeles me famë botërore ka ngjallur jo pak kuriozitet tek fansat e shumtë, të afërmit e jo vetëm. Pas festës së ditëlindjes së 25-të të Gigi Hadid prej nga ku qarkulloi në tabloide edhe lajmi i shtatzënisë së saj, kanë ardhur reagime të ndryshme, më i fundit ai i djeshmi i nënës së saj, Yolanda, e cila u shpreh e mezipritur për shtatzëninë e së bijës dhe faktin që në shtator do të bëhej gjyshe për herë të parë.

Por, me sa duket reagimi i parë dhe zyrtar ka ardhur nga vetë mamaja e ardhshme e shoëbiz-it botëror, Gigi e cila gjatë një intervistë dhënë për emisionin e Jimmy Fallon, modelja e famshme u shpreh entuziaste për bebin që do të vijë në jetë pas pak muajsh, teksa zbuloi edhe një detaj apo të themi një ndryshim që po i ndodh sigurisht për shkak të shtatzënisë, hormonet bëjnë punën e vet!

"Sigurisht që do donim ta jepnim vetë lajmin, por jemi gjithashtu shumë të lumtur për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit. Është diçka e bukur të qëndrojmë të gjithë bashkë në shtëpi dhe ta jetojmë këtë eksperiencë ditë pas dite, edhe pse në kohëra të vështira", u shpreh modelja, ndërsa shtoi se këto kohë është bërë shumë e ndjehsme, madje qan shpesh!

Eh, i ka shtatzënia këto!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat