Tuna dhe Patrisi organizojnë festën përrallore për 3 vjetorin e vogëlushit Tian

Bota e Yjeve

Tuna dhe Patrisi organizojnë festën përrallore për 3 vjetorin e vogëlushit Tian

Më: 3 maj 2020 Në ora: 11:25
Pamje nga festa e tyre

Ditën e djeshme, datë 2 Maj, vogëlushi i Tunës dhe Patrisit ka festuar ditëlindjen.

Tiani ka mbushur 3 vjeç dhe ndonëse në kushte izolimi prindërit janë munduar të bëjnë më të mirën për t'ia bërë ditën sa më të veçantë.

Tuna ka publikuar disa foto në Instastory ku shihet se kanë organizuar një festë brenda shtëpisë për vogëlushin.

Image

Në festë nuk kanë munguar tollumbacet shumëngjyrëshe, dekoret e ditëlindjes në mur, dhuratat dhe ëmbëlsirat e shumta.

Po ashtu këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një grup fotosh krah Patrisit dhe Tianit, duke treguar që ata janë bota për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat