Zhvishen dhe shfenohen të rinjtë në SHBA, s’e bëjnë hesap koronavirusin

Bota e Yjeve

Zhvishen dhe shfenohen të rinjtë në SHBA, s’e bëjnë hesap koronavirusin

Më: 7 maj 2020 Në ora: 20:27
Zhvishen dhe shfenohen të rinjtë në SHBA

Majami vijon të jetë një ndër vendet e prekur në masë nga Covid-19.

Por kjo nuk i ka ndaluar disa të rinj të festojnë e të shijojnë diellin dhe detin.

Grupe të rinjsh janë fotografuar duke festuar në jahte të ankoruara pranë plazhit të Majamit, në Floridë, të hapura tashmë për publikun.

Ajo që u vu re ishte se askush nuk u kujtua më për të ruajtur distancimin fizik, por ishin tejet shoqëror me njëri-tjetrin, duke kërcyer dhe duke pirë.

E ndërsa parqet dhe argëtimi në jahte duket se është lehtësuar, plazhet, restorantet apo dyqanet vijojnë të jenë të mbyllura.

Deri më tani në Majami janë shënuar 378 viktima nga koronavirusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat