Winnie Harlow ‘ngrit’ temperaturat me fotosesionin e ri

Bota e Yjeve

Winnie Harlow ‘ngrit’ temperaturat me fotosesionin e ri

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:22
Winnie Harlow

Winnie Harlow ka marrë rreze dielli teksa po qëndron e izoluar në Kaliforni.

Winnie Harlow u duk se ishte kthyer sërish në punë teksa realizoi një fotosesion në çati dhe e ndau me ndjekësit në Instagram të martën, shkruan DailyMail.

Në pamjet befasuese të marra nga Walter Brady, supermodelja, 25 vjeçe, ‘ngriti’ temperaturat ndërsa ajo theksoi figurën trupore në bikini rozë nga Nyud Swim.

Modelja riktheu vëmendjen tek ajo, teksa pozoi e grimuar dhe me një palë vathë, e veshur me bikini e atlete rozë.

“Mezi pres të shkoj në plazh. Deri atëherë, me bikini në çati”, ka shkruar ajo sipër këtyre fotografive.

Winnie u bë e famshme në vitin 2014, kur Tyra Banks e zbuloi në Instagram dhe e zgjodhi për të garuar në “America’s Next Top Model”.

Atë e bën të veçantë pigmenti i lëkurës, vitiligo. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat