Vajza e bukur, por “vdekjeprurëse” e aktorit të famshëm!

Bota e Yjeve

Vajza e bukur, por “vdekjeprurëse” e aktorit të famshëm!

Më: 19 maj 2020 Në ora: 19:10
Ida Lundgren

Aktori Dolph Lundgren ( i famshëm sidomos për role personazhesh negative) është dhe në jetën reale një njohës i mirë i arteve marciale. Dhe aftësitë e tij i ka përdorur për ta mësuar dhe vajzën e vet të madhe, Ida, sesi të mbrojë veten.

Këtu, ia ka dalë me sukses: Ida, një vajzë shumë e bukur dhe e fokusuar tek karriera e saj si modele, është dhe një luftëtare të cilës, nuk i del dot përpara!

Vajza e atij që njihet si Ivan Drago, tek filmi Rocky IV, është ndërkohë dhe shoqe e ngushtë e Bianca Bree, e bija e Jean Claude Van Dammes. Epo nuk ka djem që do të guxonin të ngacmonin keto dy vajza simpatike!

Image
Ida Lundgren, Bianca Bree
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat