Luana Vjollca duket tërheqëse në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah këmbët seksi

Bota e Yjeve

Luana Vjollca duket tërheqëse në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah këmbët seksi

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:07
Luana Vjollca

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka treguar se është gati t’i rikthehet punës pas lehtësimit të masave preventive për COVID-19.

Ajo është duke punuar në një projekt të ri televiziv, teksa po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive.

Image

E veshur me një fustan të zi me prerje të këmba, prezantuesja dhe këngëtarja theksoi mjaft mirë linjat e saj trupore.

Fustani i dizajnuar nga stilistja e saj e besuar, Blerina Kllokoqi-Rugova, bëri që Luana të dukej mjaft tërheqëse me këtë paraqitje.

“Ti zgjedh”, shkroi Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Shkaku i pandemisë globale, prej muajsh ajo ka qëndruar e vetë-izoluar në Tiranë, larg aktiviteteve të saj televiziv e apo muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat