“Unë jam grua”, “Unë jam femër” , “Unë jam vajzë”

Bota e Yjeve

“Unë jam grua”, “Unë jam femër” , “Unë jam vajzë”

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 00:31
Luana Vjollca

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca sot ka postuar disa foto nga fotosesioni i saj i fundit në Prishtinë

“Unë jam femër” dhe “Unë jam vajzë” janë disa nga mbishkrimet që Luana Vjollca ka postuar poshtë këtyre fotografive që ka postuar në Instagram.

Luana, me t’u lehtësuar masat kundër pandemisë së koronavirusit  ishte parë në një hotel në Kosovë ku edhe kishte realizuar një fotosesion.

E sot ajo ka postuar disa nga fotot e këtij fotosesioni por që nuk ka treguar se kush ishte fotografi i tyre.

Luana gjatë pandemisë kishte realizuar këngën e saj “Pa panik” këngë që ka më shumë se një milion klikime kurse tani ajo ka shkruar se do të vazhdojë edhe me këngë por edhe me emisionet e saj në Top Channel. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat