Modelja fiton 60 mijë dollarë në muaj, duke tymosur kanabis - Bota Sot
Modelja fiton 60 mijë dollarë në muaj, duke tymosur kanabis

Bota e Yjeve

Modelja fiton 60 mijë dollarë në muaj, duke tymosur kanabis

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:21
Sewkey

Tymos kanabis dhe poston pamjet në Instagram. Është kjo puna që bën një vajzë e re, e cila fiton 60 mijë dollarë në muaj.

Bëhet fjalë për modelen amerikane me emrin Sewkey, siç identifikohet në rrjetet sociale.

Ajo shfaqet e veshur me rroba seksi, ndërkohë që tymos kanabis.

Image

29-vjeçarja me banim në Los Angeles, e tregoi historinë e saj në mediat amerikane. Nga kameriere, në modele kanabisi, i cili është i legalizuar në California.

“Kam vuajtur nga depresioni për një periudhë të gjatë, isha e humbur. Fatmirësisht, rrjetet sociale më ndihmuan që të kaloja traumat dhe problemet, duke dalë nga një periudhë me ngarkesë të madhe stresi”, thotë ajo.

Me rreth 300 mijë ndjekës në Instagram, ajo është e sponsorizuar nga Raw Rolling Papers, për promovimin e tymosjes së kanabisit.

“E dua tymosjen e kanabisit dhe ëndërroj që të kem një markë të timen. Kam shumë ndjekës, por shpresoj që të rritem më shumë. Një admirues më dërgoi një çantë me 24 mijë dollarë brenda. Jeta ime tani është fantastike dhe ëndrrat e mia u realizuan në mënyrë të ndershme”, shprehet ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat