Ariana Grande bëhet me shtëpi të re në “Hollywood Hills”

Bota e Yjeve

Ariana Grande bëhet me shtëpi të re në “Hollywood Hills”

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:53
Ariana Grande

Ariana bleu shtëpi në vlerë 13.7 milionë dollarë.

Ariana Grande është pronarja e re e një shtëpie bashkëkohore prej 13.7 milionë dollarë në Hollywood Hills, shkruan DailyMail.

Shtëpia e artistes kah pamjen e kanioneve oqeanike në çdo dhomë, një pishinë dhe një dhomë Wellness, sipas Los Angeles Times, që konfirmoi edhe lajmin për blerjen.

Prona e bukur është e vendosur në lagjen “Bird Streets”, një zonë ku banojnë shumë të famshëm.

Shtëpia e re e Arianës është mjaft e bollshme, me katër dhoma gjumi, një zyrë dhe shtatë banjë dhe ka më shumë se 10,000 metra katrorë.

Gjithashtu ka një bodrum vere me 300 shishe, palestër, balkone dhe bar, shtëpia është vendi i përsosur që këngëtarja të izolohet në të.

Ariana ka qenë aktive gjatë karantinës, ajo publikoi bashkëpunimin “Rain on me” me Lady Gagan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat